Zyrtare: Finalja e Champions League 2016 do të luhet në “San Siro”

san siroFinalja e Champions League 2016, do të luhet në “San Siro”. Lajmi është konfirmuar nga UEFA, gjatë një takimi të Komitetit Ekzekutiv të saj, në Nyon të Zvicrës. Nuk është hera e parë që ky stadium pret një finale Champions League, pasi më parë janë zhvilluar aty në vitet 1965, 1970 dhe 2001.

Ndeshja është parashikuar të luhet më 28 maj 2016. Interi dhe Milani do të përpiqen të arrijnë finalen sigurisht nëse do të jenë pjesmarrëse në atë edicion, pasi do të kenë favorin ta luajnë në shtëpi. Ndërkohë, finalja e Europa League, gjithnjë për sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në qytetin zvicerian të Baselit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment