Alesio Cerci mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Atletikos së Madridit. Futbollisti i kombëtares italiane ka kaluar në Spanjë te kampionët e Atletikos. Trajneri i Torinos nuk e grumbulloi për ndeshjen e parë të kampionatit dhe Cerci sot zyrtarizoi kalimin në La Liga.
Sulmuesi prej kohësh kërkohej nga disa ekipe, përfshi këtu edhe Atletikon por ka zgjedhur vetëm ditën e fundit të merkatos pët t’u transferuat te Atletiko.
Trajneri i spanjollëve, Simeone është mjaft i kënaqur me afrimin e sulmuesit italian dhe tashmë ka plotësuar në sulm të gjitha boshllëqet e lëna nga largimi i Diego Kostës i cili u transferua te Celsi.