Zyrtare: Apple sjell iOS 8 për pajisjet e saj mobile

iOS 8Apple tani edhe zyrtarisht e ka lëshuar versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 8, i cili vjen me një dizajn të ri dhe një gamë të gjerë të karakteristikave të reja.

iOS 8 është kompatibil me një numër të pajisjeve ekzistuese të Apple, por edhe me modelet e reja të iPhone, përkatësisht do të jetë në dispozicion për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Bashkë me ndërfaqen e re të përdoruesit, me iOS 8 vijnë edhe me shumë tipare të reja, të cilat përfshijnë edhe aplikacionet si Health App, iCloud Drive që mundëson ruajtjen e të gjitha fotografive në iCloud, tastierën e re, aplikacionin e ri për mesazhe, dhe jo vetëm kaq.

Nëse edhe ju dëshironi ta kuptoni nëse versioni i ri i sistemit operativ të Apple është në dispozicion për pajisjen tuaj mobile të Apple, çoftë iPhone, iPod apo iPad, atëherë duhet të shkoni në Settings > General > Software Update. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment