Zuckerberg: Facebook mund të arrijë 2-3 miliardë përdorues

maMark Zuckerberg mendon se bashkëpunimi i WhatsApp me Facebook do të ndihmojë këtë shërbim për mesazhe të arrijë 2 deri në 3 miliardë përdorues. 
Facebook bleu shërbimin për mesazhe WhatsApp në muajin shkurt për 19 miliardë dollarë, i cili në atë kohë kishte vetëm 450 milionë përdorues. Marrëveshja ka kaluar testin rregullator në SHBA, por po rishikohet akoma nga autoritetet evropiane. 

“Mendoj se WhatsApp do të ketë mundësi të lidhë 2 deri në 3 miliardë njerëz, sepse duke bashkëpunuar me ne, ata kanë tani disa burime dhe mundësi të reja,” tha Zuckerberg. 

Zuckerberg tha gjithashtu se rrjeti social Facebook, që ka deri tani rreth 1.3 miliardë përdorues aktivë mujor, do të lidhë të gjithë njerëzit në botë, “edhe nëse do t’i duhet Facebook-ut që të shpenzojë me miliarda dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të arritur këtë qëllim.”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment