Zhvillohet në Jemen gara e Kur’anit për studentët me shikim të dobët

kuranEdicioni i gjashtë i garës së Kur’anit për studentët me shikim të dëmtuar në Jemen ka filluar nga data 14 dhjetor në kryeqytetin Sana’a.

Një grup i ekspertëve të Kur’anit duke përfshirë Jahja el-Halili, Abdullah El Hada dhe Abdullah el Kalak kanë mbikëqyrur këtë garë.

Duke iu drejtuar ceremonisë së hapjes së kësaj ngjarje Kur’anore, Amin Xhaman, kryetar i komunës Sana’a dhe sekretar i përgjithshëm i këshillit lokal, tha se komuna do të vazhdojë mbështetjen për personat me shikim të dëmtuar dhe atyre me aftësi të kufizuara në përgjithësi, duke bashkëpunuar për t’i siguruar atyre shërbime sociale.

Gjithashtu duke folur në këtë ceremoni, Hadi el Sarabi, sekretar i përgjithshëm i Komuntietit për Shikim të Dobësuar, dhe Muhamed Al Fadil, drejtor i Zyrës së arsimit, vlerësuan përpjekjet e anëtarëve të komitetit për të organizuar programe të tilla Kur’anore.

Submit a comment