Zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë “Përballja ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit” në Kajro.

konferencaMë 3,4 dhjetor 2014, nën kujdesin e Sheikhu Al Az’her Prof. Dr. Ahmed Tajjib, u orgaznizua në Kajro të Egjiptit, konferenca ndërkombëtare “Përballja ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit”, ku morën pjesë dijetarë islam, studiues, politikanë e udhëheqës fetar nga 120 vende të ndryshëm të botës, si edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare.

Shqipëria u përfaqësua nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, i cili foli mbi respektin e diversitetit dhe bashkëjetesën ndërfetare.

“Historia na ka treguar se shumica e kulturave të mëdha u zhvilluan nëpërmjet marrëdhënieve me kulturat e tjera dhe gjithashtu nëpërmjet respektit reciprok dhe vlerësimit dhe jo nëpërmjet shtypjes e përçmimit.

Diversiteti fetar dhe kulturor në asnjë lloj rrethane nuk nënkupton armiqësinë mes njerëzve, përkundrazi është shkak për përparimin njerëzor, nëpërmjet të cilit shfaqet harmonia dhe respekti ndaj diversitetit.”, u shpreh nënkryetari Spahiu.

Ndërsa duke iu referuar Shqipërisë ai theksoi se “realiteti i shoqërisë shqiptare, me qenien e saj mes vendeve të Ballkanit, është një realitet i ndërtuar mbi historinë e vjetër krah përkrah me popujt, civilizimet, kulturat dhe besimet e ndryshme. Shqipëria ka treguar se është një model i tolerancës dhe harmonisë mes feve ndër shekuj.”

Deklarata e përbashkët e konferencës konkludoi se “Çdo lloj grupimi dhe ideologjie që drejton kah terrorizmi dhe dhuna nuk ka asnjë lidhje dhe burim nga Feja Islame dhe se diversiteti i besimeve është element civilizues.”

Konferenca gjithashtu bëri thirrje për një takim botëror për bashkëpunim, bazuar në paqen dhe përhapjen e drejtësisë në kontekstin e respektit të diversitetit të besimit e racave dhe shuarjes së zjarreve të ndryshme.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Kajro, nënkryetari Spahiu zhvilloi një takim me myftiun e Egjiptit, Sheuki Ibrahim Alam, ku u diskutua për bashkëpunime të ndryshme mes dy institucioneve. Gjithashtu z. Spahiu u takua edhe me ish ministrin e vakëfeve Prof. Dr. Hamdi Zekzuk.

Submit a comment