Zhvillimi ekonomik së afërmi me një Strategji Kombëtare 2014-2020

KRYEMINISTRIAQeveria ka nisur punën për hartimin e një strategjie Kombëtare 2014-2020, në të cilën do të harmonizohen gjithë sektorët.
Oriada Arapi, drejtore e Njësisë së planifikimit strategjik të programeve të ndihmës së huaj në Këshillin e Ministrave, ka nisur puna me çdo ministri dhe institucion qëndror, pasi synohet që kjo strategji aftmesme të ndërthurë mirë të gjithë elementët, me qëllim, zhvillimin harmonik të çdo sektori.
Mbi të gjitha, tha Rrapi, “po punohet që strategjia të jetë plotësisht e realizueshme, ndaj dhe kemi kërkuar kostimin e realizimit të cdo objektivi, duke lënë pas historitë e shumë strategjive të bëra ndër vite, por që mbetën thjeshtë në letra dhe të parealizueshme në realitet”.
Pritet që Strategjia kombëtare pas hartimit, të konsultohet me ekspertë të huaj nisur nga rëndësia që qeveria ka si objektiv, të jetë plotësisht e realizueshme sipas afateve dhe kostove që nevojiten për cdo fushë.
E rëndësishme është fakti, që strategjia po hartohet mbështetur tek udhëzimi që ka BE përmes strategjisë së saj të zhvillimit 2014-2020, pasi Shqipëria pasi mori statusin e vendit kandidat, synon hyrjen në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment