Zgjidhja çështja për toponimet

ftMinistria e Punëve të Brendshme ka nisur nga puna për konkretizimin e ndryshimeve të parashikuara për mënyrën e shkrimit të toponimit në rubrikën “Vendlindja” në dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjëndjes civile për përdorim nga autoritetet e huaja, si dhe në sistemin e lëshimit të dokumentave të Identitetit. 

Bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të toponimeve në letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike për shtetasit shqiptarë të lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Ka filluar puna për të realizuar ndryshimet e nevojshme në sistemet e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Dokumenteve të Identitetit, si dhe në dokumentet që lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile (certifikatat për përdorim nga autoritetet e huaja) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike). 

Këto ndryshime priten të përfundojnë brenda muajit tetor 2014. Me vënien në funksion të tyre shtetasit e interesuar mund të ndjekin procedurat në fuqi për pajisjen me këto dokumente. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment