Zbuloni ushqimin ideal për parandalimin e rënies së flokëve

renia e flokeveRënia e flokëve është e përhapur në mënyrë të veçantë në periudhën e pranverës.

Shumica vuajnë nga rënia e flokëve, që përveç se në pamjen fizike, ndikon edhe ndaj vetëbesimit. Por, disa produkte në ushqim janë të shkëlqyeshme në përforcimin e flokut dhe në parandalimin e rënies së tyre. Ja disa prej tyre:

Proteina:

Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i ushqimit të pasur me proteina. Megjithatë, keni kujdes – ushqimi me shumë yndyrë mund ta rrisë nivelin e testosteronit që e përshpejton rënien e flokëve. Prandaj zgjidhni proteina të shëndetshme si peshkun, mëlçinë, kaçkavallin dhe djathin me pak yndyrë, vezë, bajame, qumësht nga soja, fasule dhe jogurt.

Ushqim të pasur me hekur:

Hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimtarinë e hemoglobinës, më saktë pjesa prej gjakut që dërgon oksigjen deri në organet dhe indet. Prandaj duhet ta mbani hemoglobinën, dmth. hekurin, në gjendje stabile me ushqim të përshtatshëm.

Frutat e thata (në veçanti rrushi i thatë), lëng prej vishnje, drithërat, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj dhe për flokët tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit në organizëm, dhe kështu ngrënia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet të jetë shprehi e përditshme nëse qëllimi juaj është parandalimi i rënies së flokëve.

Ushqim i pasur me zink:

Zinku është i rëndësishëm në luftën me rënien e flokëve. Ka rol kryesor në kryerjen e disa funksioneve të lehta, por edhe balancimin hormonal.

Zinku është i përgjegjshëm për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Do ta gjeni në mishin e kuq, mishin e shpezëve, në prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni këto produkte në ushqimin e përditshëm dhe shpejt do ta vëreni efektin e ushqimit të shëndoshë.

Submit a comment