Zbulohet në internet prototipi i çuditshëm i Nokia RM-137

Nokia-RM-137Edhe në botën e teknologjisë ka pajisje të çuditshme të cilat mund të dalin në ankand ose të shiten në treg. Një pajisje e tillë është pikasur së fundmi në internet. Bëhet fjalë për një prototip të çuditshëm të një telefoni të Nokia-së, që mban modelin me numër RM- 137, dhe quhet ndryshe Nokia E80.

Kjo pajisje mund të mos realizohet asnjëherë për publikun e gjerë. Nokia E80 është prototipi i një pajisjeje hibrid i ngjashëm me seritë Communicator. Tastiera e pajisjes duket njësoj si tastiera që gjendet tek Nokia N900, ndërsa mentesha e saj unike është e ngjashme me atë të pajisjeve Nokia N97 dhe N97 Mini. Për fat të keq, telefoni RM-137 nuk është në shitje dhe mund të mos dalë as në ankand.

Submit a comment