Zbulohet kura për artritin

artritiImplanti i një pajisje të vogël elektrike mund të eleminojë një herë e mirë artritin.

Monique Robroek është një paciente e cila vuante tmerrësisht nga artriti, por pasi bëri implantin ecën për mrekulli, madje thotë se mund të ecë dhe me biçikletë.

Kjo gjetje mund t’u lehtësojë jetën miliona njerëzve që vuajnë nga artriti reumatologjik.Testet mjekësore mbi pajisjen elektrike thanë një përgjigje pozitive dhe kjo gjë u jep shpresë miliona të prekurve në botë.

Robroek e cila ishte vullnetarja e parë për të provuar këtë pajisje kishte dhimbje të tmerrshme dhe kishte provuar çdo lloj ilaçi por pa rezultat.

Momentin që ajo ju nënshtrua operacionit për vendosjen e pajisjes pati një ndryshim rrënjësor dhe zhdukjen e dhimbjes si me magji.

“Brenda gjashtë javësh dhimbja ime ishte zhdukur plotësisht. Ndjehem sikur jam 20 vjeç”, tha pacientja hollandeze.

Pajisja e vogël elektrike bën ngacmimin e nervave për të përmirësuar funksionimin e tyre dhe eleminon dhimbjet e shkaktuara nga artriti.

Me të drejtë mjekët hollandezë janë duke festuar pasi më shumë se gjysma e pacientëve që janë testuar nuk kanë më dhimbjen e dikurshme. Pajisja e vendosur në qafë ndërvepron me nervat duke dërguar impulse elektrike nervave kryesorë që janë përgjegjës për funksionimin e organeve më të rëndësishëm të njeriut.

Mjekët që kanë testuar këtë pajisje thonë madje se mund të shpikin një pajisje të ngjashme edhe për të luftuar Parkinsonin apo epilepsinë.

“Është një pajisje që rikthen balancën në organizëm si dhe eviton përdorimin e medikamenteve për 30-40 vitet e ardhshme”, tha profesori Paul Peter Tak, drejtuesi i këtij studimi.
Implanti tanimë është përvetësuar dhe nga kompania farmaceutike britanike, GlaxoSmithKline. Është investuar në 32 milionë paund në këtë teknologji.
Kris Famm, i cili ndihmoi në kërkime tha: “Shpresoj në 10 vjet, të zgjidhet dhe cështja e diabetit. Mjafton një pajisje rregullator për nervat dhe do të balancojë kontrollin në trup. Do të jetë trajtimi i ri në vend të insulinës apo medikamenteve të tjera të shtrenjta. Është një hap i madh përpara”.
Por zbulimi i madh ende nuk është publikuar në revistat shkencore dhe duhet ende shumë të presin pacientët që dëshirojnë të gjejnë shërim nga kjo sëmundje.

Submit a comment