Zbulohen pamje të Sony Xperia Z4

elementJanë zbuluar në internet dizajnet e telefonit inteligjent të ardhshëm të Sony-t, Xperia Z4. Këto imazhe janë zbuluar nga një mesazh elektronik që zëvendëspresidenti i divizionit Sony Pictures Entertainment, George Leon, ia ka dërguar shefit ekzekutiv të kompanisë Sony, Michael Lynton. Në mesazh shkruhet se ka shumë mundësi që telefonat e rinj Z4 të përdoren tek filmi i ri i James Bond, që titullohet “Spectre” dhe do të shfaqet në kinema gjatë vitit të ardhshëm.

Në mesazhin elektronik, të dërguar nga Leon, shkruhet gjithashtu se “këta telefona” janë planifikuar për periudhën maj/nëntor të vitit të ardhshëm. Meqë përmenden disa pajisje, ka shumë mundësi që dy prej tyre të jenë Xperia Z4 Compact dhe Xperia Z4 Ultra.

Telefoni inteligjent Xperia Z4 mund të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave në vitin 2015. Disa nga karakteristikat e përfolura të Sony Xperia Z4 përfshijnë procesorin Snapdragon 810 SoC, ekranin 5.2 inç QHD, 4GB RAM dhe lidhjen Cat.6 LTE. Kjo pajisje mund të ketë kamera 20.7 megapikselë.

Submit a comment