Zamer: Nuk donim që Shaqiri të largohej nga Bajerni

zaDrejtori sportiv i Bajernit, Matias Zamer, ka zbuluar arsyen pse klubi bavarez gjatë merkatos së verës pengoi largimin e mesfushorit Xherdan Shaqiri. Lojtari me origjinë shqiptare ka sqaruar para disa ditësh se donte të luante më shumë te një klub tjetër dhe se Bajerni pengoi kalimin e tij te Liverpuli.

“Duam që Shaqiri të luajë në Mynih, sepse ai është një lojtar në moshë të re. Kemi shpresa tek ai dhe duam të ruajmë një ekuilibër ndërmjet lojtarëve të afirmuar dhe atyre që mund të shpërthejnë.

Në dy sezonet e kaluara, sa herë që Shaqiri është aktivizuar si zëvendësues apo titullar, ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Ai gabon rrallë”, ka qenë shpjegimi i drejtorit sportiv të kampionëve të Gjermanisë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment