Xiaomi tani vlen më shumë se 45 miliardë dollarë

xiamoKompania kineze Xiaomi, që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë dhe tabletëve, tani kushton mbi 45 miliardë dollarë. Në fillim të muajit nëntor, kjo kompani vlente 40 miliardë dollarë.

Xiaomi arriti të grumbullojë mbi 1 miliard dollarë me investimet e saj të fundit. Kompania investoi edhe tek kompania  All-Stars, tek firma ruse DST Global dhe kompania në Singapor, GIC. Dy kompanitë e fundit janë tashmë aksionist të Xiaomi-t.

Xiaomi ka arritur për pak vite që të jetë një kompani shumë e rëndësishme. Një raport i fundit e renditi kompaninë si e treta në botë për prodhimin e telefonave inteligjentë. Kompania ka plane të rëndësishme për të ardhmen. Shefi ekzekutiv i Xiaomi-t do që brenda 10 viteve kompania të renditet si e para në botë për prodhimin e pajisjeve teknologjike.

Submit a comment