Xhupa me GPS për fëmijët e prindërve në ankth

xhXhupa ”të armatosur” me GPS për fëmijë nga tre deri në 10 vjeç, që do të sigurojnë prindërit në ankth për vendndodhjen e fëmijëve të tyre, po prodhohen nga kompania ”Eram”, edhe pse media transalpine e ka pritur me skepticizëm këtë risi teknologjike që të bën të mendosh për ”vëllain e madh” të Orwellit. Në xhupin e fëmijëve, djem dhe vajza, do të futet një dispozitiv i vogël gjeolokalizimi, gjashtë centimetra i gjatë dhe 55 gramë i rëndë, falë të cilit prindërit mund të lokalizojnë djalin apo vajzën 24 orë në 24. Xhupi kushton 100 euro dhe ka një abonim mujor prej gjashtë muajsh falas. Ai do të dalë në shitje pas mesit të shtatorit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment