Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi të mërkurën kandidaturën e Xhon Basit për ambasador në Turqi, propozuar disa ditë më parë nga Presidenti Barak Obama.
Emërimi i Xhon Basit si ambasador i SHBA-ve në Ankara u miratua në një votim të realizuar në seancë plenare të Senatit.
Kreu i ri i trupit diplomatik amerikan në Turqi mori të gjitha votat e 98 senatorëve të pranishëm në seancë plenare.
Pozicioni i tij i mëparshëm ishte asistent i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri dhe drejtues i lartë në Departamentin e Shtetit.
Xhon Bas ka qenë gjithashtu ambasador i SHBA-ve në Tbilis, mes viteve 2009-2012.