Xhidde mirëpret mbledhjen me temë “Lufta kundër terrorit”

Xhidde të Arabisë Saudite

Sot në qytetin Xhidde të Arabisë Saudite organizohet mbledhja me temën “Lufta kundër terrorit”.

Turqia në këtë mbledhje përfaqësohet nga ana e Ministrit të Jashtëm Mevlud Çavushollu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Egjipti, Jordania dhe vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit Persik në këtë mbledhje do të diskutojnë në lidhje me luftën kundër organizatë së Shtetit Islamik në Irak dhe Damask, ISID.

Bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të bisedohet edhe në lidhje me organizatat radikale të rajonit që qëndrojnë prapa ISID-it.

Gjatë mbledhjes do të bisedohet edhe në lidhje me propozimin e Sekretarit amerikan John Kerry në lidhje me formimin e “koalicionit ndërkombëtar” në luftën kundër ISID-it.

Edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe në mbledhjen e mbajtur ditën e diel kanë rënë dakord për marrjen e të gjitha masave për luftën kundër ISID-it. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment