Xhamia El Ez’her hapë një qendër Kur’anore

xhamiXhamia El Ez’her në Egjipt ka hapur një Qendër Kur’anore më 21 dhjetor.

Qendra organizon kurse falas në mësimin përmendësh dhe recitimin e Kur’anit me texhvid.

Sipas faqes së internetit Al-Youm Al-Sabi, programet e kësaj qendre përfshijnë mësimin përmendësh të Kur’anit, së bashku me parimet e texhvidit, dhe kurse mbi rritjen e aftësive të recituesve të Kur’anit.

Kurset do të mbahen rregullisht për meshkujt dhe femrat, si dhe për studentët e huaj të El Ez’herit.

Një numër i recituesve dhe studiuesve të Kur’anit mësojnë në këto kurse Kur’anore.

Submit a comment