World Ultra Wealth Report: Shqipëria me 55 miliarderë, renditet e 37-ta në kontinent

miShqipëria numëron rreth 55 miliarderë. Në këtë konkluzion ka dalë Uealth-X, një organizatë globale e vlerësimit dhe hetimit të pasurisë, që bashkëpunon me banka private, institutet arsimore, organizatat jo-qeveritare dhe kompanitë luksoze, pas publikimit të raportit vjetor “World Ultra Wealth Report”, mbi pasuritë e individëve në mbarë botën. 

Në këtë raport Shqipëria zë vendin e 37 në kontinent, për sa i përket numrit të multi –milionerëve, ndërkohë që 55 të pasurit e vendit tonë zotërojnë në total rreth 7 miliardë dollarë, pasuri këto të deklaruara. Ky klasifikim është lexuar si paradoks në media të ndryshme, për faktin se Shqipëria është një vend i vogël, ndër më të varfrit dhe me të ardhurat më të vogla për frymë. 

E megjithatë ka më shumë të pasur se Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia apo Mali i Zi. Mediat nënvizojnë edhe faktin se disa nga 55 më të pasurit e Shqipërisë janë në politikë dhe kryesisht politikanë të majtë. Sipas tyre, më shumë se 40 janë socialistë, ose ish- anëtarë të familjeve komuniste. 

Në këtë raport, që përbën analizën e vetme të pasurisë së individë, në fokus janë vetëm personat që kanë pasuri mbi 30 milionë dollarë. Pjesë e pasurisë nuk janë vetëm shumat bankare, por edhe aksionet në kompani të ndryshme, qendra rezidenciale e pasuri të tjera të patundshme apo koleksione arti apo çdo aset tjetër. Në këtë raport, unik në botë në llojin e tij, thuhet se në Evropë numërohen 53.441 multi-milionerë. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment