Workshop mbi Erasmus+ dhe arsimin jo formal në Shqipëri

+Organizata Rinore Shoqëria Shqiptare në Zhvillim organizoi sot në Qendrën e Informimit të BE-së, një workshop mbi programin Erasmus+ dhe arsimin jo formal në Shqipëri. Aktiviteti mblodhi rreth 25 persona, të cilët diskutuan mbi mundësitë e ndryshme në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë workshopit, i cili zgjati për rreth 2 orë, organizatorët e eventit bënë një prezantim të shkurtër rreth arsimit jo formal, rolin e tij në shoqëri dhe sesi mund të zbatohet në jetën e përditshme.

Pjesëmarrësit analizuan gjithashtu elementët në favor dhe kundra arsimit jo formal si edhe rrahën ide të ndryshme për vënien në praktikë të këtij lloji arsimi në Shqipëri.

Aktiviteti i organizuar në Qendrën e Informimit të BE-së pati si qëllim përmirësimin e komunikimit ndërmjet të rinjve dhe studentëve shqiptarë për të gjetur mënyra sa më të efektshme të promovimit të arsimit jo formal në vend. 

Submit a comment