Windows Xp gjendet në 1/4 e kompjuterave në planet

wMikrosoft Windows Xp reziston. Kundra çdo përditësimi dhe kundra çdo logjike, sistemi operativ që Mikrosoft nxorri në pension në prill, është akoma i instaluar në një të katërtën e kompjuterave në planet.

Sipas të dhënave nga Net Applications, në gusht ka Windows Xp regjistruar rënie në 1% ( duke kaluar në 23.89% nga 24.82% që ishte në korrik).

Windows 7 mbetet konstant me 51.21% të tregut, ndërsa Windows 8 dhe 8.1 mbledhin së bashku 13.38% të tregut. Platformat e tjera të Mikrosoft si Vista mbetet me 3%. Mac OsX 10.9 i Apple rritet lehtë me 4.29% ndërsa Linux ndodhet në 1.67% të tregut.

Braktisja e Windows Xp rezulton për shkak se është shumë i avashtë. Duke marrë parasysh se në mars sistemi operativ kishte një pjesë të tregut prej 29.53% ,do të duhen disa vite për ta zhdukur këtë sistem operativ nga të gjitha makineritë.

Windows Xp gjendet kryesisht në kompjuterat privat, ndërsa në ato të biznesit kuota e tij është inferiore me 10%. Problemi qëndron në faktin se mungesa e përditësimeve të sigurisë i bën përdoruesit e Xp të jenë në rrezik nga hackerat.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment