WhatsApp së shpejti sjell këtë karakteristë që të gjithë e presin

Whats AppNjëri ndër aplikacionet më të përdorur të komunikimit në telefonat inteligjentë, WhatsApp, pritet që së shpejti të sjell një karakteristikë që të gjithë do t’a mirëpresin.

Edhe pse një lajm i këtillë pati dalur më herët, këtë herë burimet janë më të sigurta dhe duket se përfundimisht, WhatsApp do të mundësojë komunikimin me zë.

Zbulimi është bërë pasi gjatë instalimit në iOS, ju del mesazhi që kërkon t’i jepni leje aplikacionit të aksesojë mikrofonin, shkruan Portali Albeu.com.

Kjo gjë është komentuar nga ekspertët si hapi i parë për kalimin në kominikim me zë të përdoruesve.

Akoma nuk dihet se kur do të aktivizohet ky shërbim.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment