Vuajtjet e marrjes së një kempi, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore

kepmPërtej shëndetit të dobët e delikat, për të marrë sot një kemp, në komsionin ku duhet ta fitosh këtë të drejtë të duhen orë të tëra në rradhë apo ditë. Kjo edhe kur gjendja shëndetësore e personave është e tillë.

Kjo është familja Karaj nga Zallbastari i Tiranës, babai i Majlindës së sëmurë, Selimi ka rreth katër orë që po pret të hyjë në komsion, edhe pse vajzës së tij të rritur ka humbur disa herë ndjenjat, ai nuk është futur dot brenda.

Po ashtu edhe një e moshuar 70 vjeçe nuk ka arritur të dorëzojë dokumentet.

Sa herë komunikon me këta qytetarë në rradhë për kemp, njihesh me problematikat e tyre jo vetëm shëndetësore por edhe të një shërbimi, që siç thonë qytetarët, nuk e marrin siç duhet.

Por edhe Dylbere Isamili, nënë e 7 fëmijëve ka djali 34 vjeç është me epilepsi dhe më probleme mendore, nuk ka arritur të fitojë kujdestarinë e fëmijës së saj.

Një kemp nuk shkon më shumë se 9400 lekë të rinj dhe qytetarët thonë se kjo e drejtë po fitohet nga ata që nuk e meritojnë dhe jashtë kameras sjellin raste të ndryshme.

Drejtoresha e këtij Inistituti Vjollca Braho tha se e gjithë kjo edhe për shkak të pastrimit të skemës nga abuzuesit dhe verifikim të çdo rasti. Në rast se në këto zyra nuk marrin shërbimin e duhur, drejtoresha tha se duhet ti drejtohen kempit epor, pranë ISSH në rrugën e Durrësit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment