Vodhën bankën e Nivelit të Dytë, nën procedim dy persona, një në kërkim

polNdalohet nga policia asistentja e një banke të nivelit të dytë që operon në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasen Brunilda Dura, 38 vjeç, banuese në Tiranë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, policia e Tiranës ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin F.Z., vjeç 56, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe punohet për shoqërimin e shtetasit Besmir Laja, vjeç 29, i cili dyshohet po për shpërdorim detyre. 

Nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja, punonjës i një banke të nivelit të dytë, arkëtar, dyshohet se ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën, shumat prej: 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM. 

Ndërkohë shtetasja Brunilda Dura, me detyrë Asistente/Shefe operacionale pranë kësaj banke dhe shtetasi F.Z., me detyrë drejtor dege, dyshohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë lejuar që shtetasi Besmir Laja të kryente vjedhjen. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment