Vodafone sjell Android Lollipop 5.0 në telefonat LG G3 në Europë

lgNdërkohë që kompania LG filloi të përditësonte modelin e saj G3 me sistemin operativ më të ri Android Lollipop 5.5 përpara disa javësh, ky ndryshim nuk është i disponueshëm në të gjitha tregjet. Por pritjes i erdhi fundi për ata përdorues që disponojnë një numër Vodafone në disa shtete të caktuara të Europës, ekskluzivisht në smartfonët LG G3.

Ky përditësim vjen i koduar si “LRX21R” dhe peshon 520MB. Ashtu siç mund të pritej nga Android Lollipop, lista e ndryshimeve është goxha e gjatë duke filluar që nga njoftimet e deri tek konsumimi i baterisë.

Përdoruesit e G3 do të mund të përdorin dhe stilin Material Design, i cili duket tepër bukur në këtë smartfon. Klientët e Vodafonë janë të parët që pajisen me Android Lollipop në Mbretërinë e Bashkuar. Android Geeks raportoi se i njëjti përditësim është i disponueshëm dhe për përdoruesit në Rumani. Vodafone ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë i disponueshëm dhe në shtete të tjera.

Pëktheu: Alesssandro Abdiaj

Submit a comment