Vlorë, gjimnazistja plagoset me armë në ambientet e shkollës
Një nxënëse është plagosur në ambientet e gjimnazit në fshatin Gjorm, 80 km në lindje të qytetit të Vlorës.
Plagosja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe mendohet se autori është djali i një mësueseje të shkollës së mesme të Gjormit, informon gazetari ynë në Vlorë Gentian Bellaj.
Adoleshentja e plagosur me iniciale E.T. ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin rajonal të Vlorës.