Vlorë, arrestohet kryetarja e Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate

policiaPolicia e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë kryetaren e Zyres së Përmbarimit të Vlorës A.Fejzulla 28 vjeçe dhe avokaten Dh.Sulaj 46 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Përmbaruesi” arreston në flagrance për “Korrupsion pasiv” kreun e Zyrës së Përmbarimit të Vlorës dhe një Avokate për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tyre u bë ditën e sotme nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Arrestimi i tyre u krye pasi shtetasja A.Fejzulla dyshohet se nuk ka kryer ekzekutimin e një titulli ekzekutiv në këmbim të një shume të konsiderueshme parash të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë në një qendër estetike në afersi te Stadiumit Flamurtari, ku ishte dhe vendi i takimit dhe i dorëzimit të lekeve përmbarueses nga avokatja.

Paratë janë siguruar nga shtetasja Dh.Sulaj, e cila ka qenë ndërmjetesja midis Përmbarueses dhe një personi tjetër.

Arrestimi u krye fale hetimeve intensive 2 javore dhe një bashkëpunimi të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ndërkohë që vijon dokumentimi ligjor i ketij rasti.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment