Vlorë, 60% e shkollave pajisen me bazën materiale, arsimi profesional pa tekste
1400 nxënës do të ulen për herë të parë të hënën në bankat e shkollës, ndërsa në total numri në shkollat e ciklit 9-vjeçarë e të mesëm në Vlorë është 15.300 .
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, prej disa ditesh ka nisur shpërndarja e teksteve, ku mungesa janë shënuar në tekstet e shkollave profesionale, asaj tregtare dhe të muzikës.
Drejtoresha e DAR-së Vlorë, Albana Hodaj, njofton se çmimet e librave shkollor nuk kanë ndryshuar.
Prindërit janë dyndur pranë sporteleve të shkollave përkatëse për të blerë librat për fëmijët.
Drejtoria Rajonale Arsimore e Vlorës ka pajisur rreth 60% të shkollave me tekste, ndërkohë që pjesa tjetër ngelet në proçes.