Vllaznia dhe Tirana “ulin armët”, drejtuesit shuajnë konfliktin e tifozërive

vllazniaNjë takim dy palësh miqësor i realizuar sot në Shkodër midis drejtuesve më të lartë të klubeve të futbollit të Tiranës dhe Vllaznisë, tifozëritë e të cilave të enjten e kaluar u përfshinë në një sherr masiv, para, gjatë dhe pas ndeshjes, Vllaznia-Tirana, ka lënë mënjanë hasmërinë dhe urrejtjen që në një farë mënyre u shtri edhe në radhët e komunitetit të të dy klubeve përkatëse.

Në takimin e realizuar në zyrat e Klubit të Futbollit Vllaznia, në përbërje të delegacionit sportive bardheblu, bënin pjesë presidenti Refik Halili, shefi i klubit, Krenar Alimehmeti, antari i kryesisë Indrit Fortuzi, kapitenin aktual i bardhebluve, Ervin Bulku, etj.

Ndërkohë që në krahun tjetër, nga pala pritëse shkodrane, spikasnin krahas drejtuesve kryesorë të klubit të futbollit Vllaznia,Isufi, Kalamishi, Grima, kanë qënë edhe veteranët e nderuar të futbollit shkodran, Rragami, Ndoja, Zmijani, Sinani, titullarët, kapiteni Beqiri, etj. Në këtë paqësor me mesazhin e Fayr-Play mes dy klubeve, i pranishëm ka qënë edhe Zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, i cili nga ana e tij përshëndeti nismen e marrë nga të dy klubet përkatëse.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve, si dhe mediave të qytetit të Shkodrës, dy qytetit kryesor të klubeve respektive, Isufi i Vllaznisë dhe Halili i Tiranës, nuk kanë nguruar të përcjellin mesazhin e paqes dhe dashamirësisë mes palëve, teksa secila ka shprehur pakënaqësinë lidhur me atë që ka msjaven e kaluar.

“I jemi shumë mirënjohës presidentit Halili dhe drejtuesve të tjerë të Tiranësë të cilët e mbajtën premtimin për të ardhur në Shkodër për të mbyllur këtë histori. Në emër të klubit Vllaznia, dua të them se të gjithë tiranasit, përfshi këtu edhe tifozët e kësaj skuadre, do ta kenë derën e hapur në Shkodër ashtu si më parë. Duam t’i harrojmë ato që kanë ndodhur dhe të shohim përpara”- u shpreh zv.presidenti i Vllaznisë Isuf Isufi. Ndërkohë presidenti i Tiranës Halili ka shtuar: “E ndjemë për detyrë të vinim në Shkodër për të sheshuar çdo gjë. Ky duhet të jetë një shembull edhe për gjithë ekipet e tjera të cilët nuk duhet t’i kushtojnë rëndësi acarimeve të momentit por të punojnë për rritjen e bashkëpunimit. I falenderoj shkodranët për mikëpritjen dhe ju garantoj se edhe në Tiranë do të jenë gjithnjë të mirëpritur. Sa i takon dënimit, ne do të dalim me një deklaratë të përbashkët bashkë me klubin Vllaznia dhe do t’i drejtohemi Federatës për të kërkuar zbritjen e dënimit. Futbolli është për tifozët dhe nuk ka kuptim të zhvillojmë ndeshje pa to”. Shtrëngimi i duarve mes zv.presidentit shkodran Isufi dhe presidentit të Tiranës Halili, moment që u shoqërua me duatrokitje, mbylli këtë takim miqësor, por njëkohësisht mbylli përfundimisht edhe polemikat dhe acarimet që kishin përfshirë prej një jave të dy kampet respektive.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment