Vjedhja në BSH, Topi: Këshilli Mbikëqyrës përgjegjës, Rama s’duhet të ndërhyjë

br“Politika duhet të hesht dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë”. Kështu i ka komentuar ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë pas vjedhjes nga Thesari, të 713 milionë lekëve dhe më pas arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullanit.

Topi nuk u ndal tek arrestimi i Fullanit, duke shtuar se “nuk komentoj rreth zhvillimeve pas vjedhjes”. Më tej Topi, u ndal tek deklarata e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me faktin se Këshilli Mbikëqyrës nuk ka përgjegjësi sa i takon vjedhjes, kreu i FRD-së, theksoi se kjo nuk është e vërtetë. Sipas Topit, Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësitë e veta.

“Deklarata e Ramës ishte gabim. Si ka mundësi që të deklarohet se një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës mos të ketë përgjegjësi. Aq me tepër nuk i lejohet Kryeministrit të jap komente rreth një çështje që është ndryshe. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të jenë njerëz që marrin rrogën e 9 apo10. Pasi ka një ligj që e përcakton qartë këtë. Ndaj është e turpshme që vjen nga një zyrë kryeministër, ku thuhet se s’ka përgjegjësi. S’duhet të përmend emra, të personave që janë pjesë e 9 bordeve. Nëse kjo është përgjegjësi e një personi, atëherë është diçka tjetër. Kur e trajton problemin në mënyrë institucionale, atëherë nuk mund të bëhen gabime.”-tha Topi.

Sa i takon takimit të kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani në lidhje me situatën e fundit që ka prekur Bankën e Shqipërisë, Topi theksoi se kjo çështje nuk duhet të gjykohet me emocione politike. “Roli i Presidentit është i përcaktuar dhe në këto kohë është moment i rëndësishëm një konsultim. Rasti i Guvernatorit është një rast i rëndësie të veçantë, pa emocione politike. Duhet të ketë autoritete morale dhe me një backgraund akademik, i cili do të mbulojë këtë institucion të rëndësishëm. Duhet të shihet si një reformim i rëndësishëm i vendit, i cili s’duhet të shihet si një zëvendësim formal.

Më tej ish-Presidenti Bamir Topi, theksoi se nuk duhet të bëhen studime antropologjike sa i takon emërimit të një modeli me profil ndërkombëtar në krye të Bankës së Shqipërisë. “Unë besoj se kur shkojmë në këto lloj kushtesh teorike, të cilat politika nëse është e aftë ta bëjë do jetë afër të vërtetës. Unë nuk besoj tek profili ndërkombëtar, por të njoh botën e biznesit dhe ekonomisë. Ka ardhur koha, nëse duhet ta shëndetësojmë këtë shoqëri problematike, të bëjmë një bilanc tek vetja. Ti kushtohet një rëndësi ligjit dhe rregullit, pasi po rrëshqite të gjithë do të futin shkelim. Pra, unë e shikoj si një përgjegjësi e cila është individuale, ndaj çdo punonjësi të shtetit, në raport me politikën. Kë të besojmë dhe kë të shohim?! Ndaj ne jemi në një situatë të trazuar.”-tha Topi.

Ish-kreu i shtetit, Topi, theksoi se duhet të plotësohen vendet e lira në Bankën e Shqipërisë, siç është dhe ai i postit të Guvernatorit. “Shteti duhet të jetë i fortë dhe të futet në instrumentet e veta, dhe më pas të nisin sulmet. Shteti duhet të forcohet dhe një rol të rëndësishëm në këtë mes kanë politikanët dhe ata që janë në kuvendin e Shqipërisë dhe ata që janë në kuvend. Një rrugë të pavarur duhet ta ketë drejtësia dhe presionet mbi drejtësinë duhet të jenë të dëmshëm në këtë moment, politika dhe institucionet duhet të ruajnë stabilitetin financiar në vend. Politika dhe institucionet, ata që e kanë në dorë procesin e rikontrukturimit duhet të jenë të shpejtë në mënyrë që të realizojnë në proces të rëndësishëm, siç është një institucion tepër i rëndësishëm i vendit bosh i guvernatorit dhe ristrukturim të plotë të Këshillit Mbikëqyrës. Këshilli Mbikëqyrës është autoritet që duhet të mbikëqyr procesin bankar dhe të lihet në mënyrë autonome të veprojë.”-shtoi Topi.

Duke u ndalur tek qëndrimi i opozitës dhe ‘heshtja’ e saj sa i takon komenteve në lidhje me arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullanit, Topi theksoi se kjo është një çështje që duhet ta thonë vetë ata. “Nuk e di, ka kohë që nuk e kam në fokus analizën time ndaj opozitës. Është një çështje që ata vetë duhet ta thonë. dhe nuk mendoj se ata që janë në Kuvend s’duhet të marrin një pozicion. Por në rast se kanë frikë nga konjiturat, se si lë ai që është i tërhequr apo jo, këtë se di.”-tha Topi.

Sipas Topit, Rama ka hyrë në një proces, i cili i takon vetëm Prokurorisë, të cilën e ka cilësuar si gabim nga ana e Kryeministrit. “Çështja e në dorëheqje është çështje vullneti që ka të bëjë me individin. Në rast se kryeministri e ka parë të arsyeshme, dhe të hysh në një proces ku i takon Prokurorisë është gabim. Ai që është me mënd në kokë nuk bën interferenca.”-bëri me dije Topi. Duke u ndalur tek zgjedhjet vendore në vend dhe ambiciet e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi theksoi se ka qenë pro Reformës Territoriale.

“Ne jemi shprehur qartë qysh në fillim. Se jemi pro reformës territoriale. Zëri ka qenë i qartë dhe kemi 10-ta arsye. Besoj se çështja e reformës ka qenë një çështje që duhet të merrte rrugë një orë e më parë. Në tekstin e fjalës përshëndetëse si President në atë kohë e kam dhënë mendim tim që kjo reformë duhet të ndërmerrej. Kjo nuk është çështje oreksesh nga kjo reformë, por është çështje me rëndësi për vendin. Çështjet e demokracisë në Shqipëri janë shumë komplekse. Rreziku më i madh i kësaj demokracie, i vjen nga dita ku duhet të jetë si ditë festë për demokracinë, që janë ditët e zgjedhjeve. Ne e kemi çdo gjë me djersë të ballit tonë, ndaj s’kemi ca presim.”-tha Topi.

Sa i takon situatës parlamentare në Kuvend, Topi e cilësoi atë si një organizëm që funksionon me një gjymtyrë. “Më parë debatet kanë qenë të forta, ndaj uroj q këto debate të marrin një drejtim tjetër. Ky është një autoazgjësim dhe nuk më bëhet qejfi për askënd që të pësojnë një regres në momentin që kanë marrë një vullnet për të drejtuar.”- shtoi Topi. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do ishte një nga kandidatët e mundshëm për të kandiduar për kreun e Bashkisë e Tiranës, Topi e mohoi këtë fakt, duke shtuar se: “Nuk shkon nga ish-President, në kryetar Bashkie”. Më tej ai shtoi se: “Kemi disa emra. Nuk jemi ende në atë fazë, pasi jemi duke u ristrukturuar dhe ne jemi shumë të fortë në Tiranë.”.

Na Ndiqni ne FB Banner

 

Submit a comment