Vjedhja në BSH, 3 të arrestuarit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë
Tre të arrestuarit të akuzuar për vjedhjen e 713 milionë lekë nga Thesari i Shtetit, Klevis Bejtaj, Petrit Rahomitaj dhe Myzejen Belba, e kanë dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë, për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Personat me masë sigurie “arrest me burg” që i janë drejtuar Gjykatës së Lartë janë, janë Klevis Betja, nipi Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e Bankës, Petrit Ramohitaj përgjegjësi i arkës për veprim në thesarin e Linzës, si dhe Myzejen Belba specialiste e arkës stok.
Ndërsa ditën e djeshme trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit e kryesuar nga Alaudin Malaj, ka ndyshuar masën e sigurisë ndaj Fullanit, nga arrest me burg në arrest shtëpie.