Vjedhja e Bankës “shkon” në SHBA, hetim kompanisë audituese

bankaHetimi për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Departamenti i Thesarit do të shtrihet deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria e Tiranës mësohet se i ka kërkuar informacione kompanisë audituese Grant Thornton,e cila gjatë kotrolleve të saj nuk arriti të pikasë që në Departamentin e Thesarit mungonin para.

Sqarohet se grupi hetimor ka këkrkuar informacion të detajuar lidhur me kontrollet, pasqyrat, çertifikimin dhe në fund bilancin e auditeve të kryera nga kompania.   Kjo kompani është kontraktuar në vitin 2011 me një tender publik nga Banka e Shqipërisë dhe pikërisht gjatë këtyre viteve ka vazhduar vjedhja edhe nga Ardian Bitraj në Drejtorinë e Emisionit të Parave.

Qëllimi i kompanisë Grant Thornton është  për të garantuar dhe çertifikuar se llogaritë financiare dhe bilanci, përfshirë rezervat dhe stokun, paraqesin të vërtetën. Duket se nga dëshmia e Ardian Bitrjat dhe auditi i bankës bërë pas vjedhjes tregojnë krejt të kundërtën, pasi në arkën stok mungojnë 713 milion lekë.

Mësohet jozyrtarish së nga viti 2010 auditi i arkës stok aty ku ndodhi vjedhja është kryer dy herë. Por qoftë auditi i brëndshëm i bankës dhe ai ndërkombëtar nuk arritën të zbulonin se aty mungonin para.

Gjendja e cash-it në Thesarin e Bankës së Shqipërisë nuk pasqyrohet në bilanc, sepse është sekret, por ajo kontrollohet përmes një procedure të veçantë. Rezultatet mbahen në dokumente të veçanta, jashtë tabelave normale financiare. Madje, në parimet e auditimit, kontrolli i arkës stok ose inventarit fizik, hyn tek ato elementë, që konsiderohen si me rrezik të lartë dhe që duhet të jenë ndër prioritetet e kontrollit.

Krahas informacionit nga audituesit ndërkombëtarë, prokuroria pritet të marrë në pyetje dhe tre auditues shqiptarë. Kjo pritet të ndodhë në ditët në vijim,pasi tashmë grupi hetimor ka si prioritet pyetjen e personave që tashmë ndodhen të arrestuar.

Këtë të enjte ishte parashikuar që të petej ish-isnpektorja Elivar Golemi,por u shty për në një momet tjetër.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment