Vjedhja e Bankës, Braçe: Asnjë lek për BSH nga buxheti i shtetit

erioj braceKryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, parlajmeroi sot se nuk do të ketë asnjë lek për Bankën e Shqipërisë nga buxheti i shtetit, pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga mjediset e Thesarit.
“Nuk do të ketë asnjë lek për Bankën e Shqipërisë nga buxheti i shtetit. Nëse Bankës do t’i duhet të plotësojë paratë, duhet të kursejë siç po bëjmë ne. BSH kërkon para luksi dhe nuk mund të preken paratë e qytetarëve” , ishte komenti i kryetarit Braçe, gjatë mbledhjes së radhës së këtij komisioni. Sipas mediave, paratë e vjedhura përgjatë katër vjetëve në Bankën Qendrore do të paguhen nga taksapaguesit, përmes uljes së fitimit që BSH transferon në buxhetin e shtetit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment