Vidhet Kalaja e Lezhës, objekti historik nuk ka roje

Paulin ZefiNjë ngërç mes bashkisë së Lezhës dhe Ministrisë së Kulturës, ka bërë që hajdutët të përfitojnë lehtë dhe në mënyrë sistematike për vjedhjen e Kalasë.

Së fundmi janë ndriçues dhe pjesë të metalta të rrjetit të ndriçimit në Kalanë Mesjetare. Vjedhja mbetet shumë e lehtë, pasi Kalaja dhe pse e pajisur me sistem ndriçues, nuk ka dritë gjatë natës, për shkak të konfliktit Bashki – Ministri, për të shlyer faturën e ndriçimit. Bashkia  thotë se kalaja është aset i Ministrisë së Kulturës dhe kjo e fundit duhet të paguaj koston, ndërsa Ministria pretendon të kundërtën.

Por përgjegjësi i sektorit të monumenteve në Lezhë, Paulin Zefi, me të drejtë deklaron se konflikti po dëmton rëndë monumentet e kulturës dhe vlerat e qytetarisë lezhiane.

Vjedhjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të bashkisë.

Kalaja duket se është kthyer në pre të hajduteve dhe mungesa e një roje e ekspozon atë edhe më shumë nga ngjarje të tjera të ngjashme të cilat jo vetëm shkaktojnë humbje financiare por dëmton edhe imazhin e këtij monumenti historik .

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment