Vidal qetëson tifozat: Gjurin im është mirë

viMesfushori i skuadrës së Juventusit, Arturo Vidal, i ka qetësuar tifozët e “Zonjës së Vjetër”, duke thënë se gjuri i tij është mirë. Ka disa muaj që raportohet se Vidal ishte lënduar përsëri dhe është spekuluar se ky dëmtim në gjurin e tij e kishte bllokuar transferimin e tij te Man. Junajtid.

“Është mirë kur ke mundësi të relaksohesh. Gjuri im është 100% mirë. Tani kam mundësi që t’ua vërtetoj të gjithëve se kam mundësi që të luaj për Juventusin çdo ndeshje. Ndjehem në formë të mirë. Ne kemi disa ndeshje të forta që janë duke u afruar. Duhet të jem në top formë”, është shprehur kileni.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment