Vendimi i Qeverisë: Si do të paguhen të përndjekurit

vkmKëshilli i Ministrave ka gati vendimin, që do t’i hapë rrugë zbatimit të ndryshimeve që pësoi ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Ai pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë.

Po ashtu, duke iu referuar relacionit që shoqëron këtë projektvendim, saktësohet se, përmes tij, synohet përshpejtimi dhe përfundimi i dëmshpërblimit për ish-të burgosurit politikë që jetojnë, duke i dhënë përparësi gjinisë, moshës, gjendjes shëndetësore dhe nevojave të fëmijëve të tyre të mitur. Po ashtu, projektvendimi përcakton qëllimin e ndërmarrjes së kësaj nisme dhe më konkretisht, miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist sipas planifikimit vjetor buxhetor dhe parimit të proporcionalitetit, në një raport prej 70% për të gjitha kategoritë përfituese parësore dhe 30% për trashëgimtarët e ish-të dënuarve që nuk bëjnë pjesë në kategorinë parësore.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment