Veliaj në Gjirokastër: 90% e kërkesave në zyrat e punës për zanate

veliaj

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj vizitoi sot shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, ku edhe deklaroi rëndësinë që po tregon qeveria ndaj arsimit profesional, u pa nga ai si mundësia më e mirë për t’u punësuar.

Nga ambjentet e shkollës, Veliaj deklaroi rëndësinë që po tregon qeveria ndaj arsimit profesional, si mundësia më e mirë për t’u punësuar. Veliaj tha se shkollat profesionale në të gjithë vendin po përgatiten të presin nxënësit për vitin e ri shkollor.

“Kjo shkollë është e vetmja që ofron kurse dhe arsim profesional në qarkun e Gjirokastrës, prandaj dua t’i ftoj prindërit që këto ditë janë në dilemë për shkollimin e fëmijëve të tyre, të zgjedhin arsimin profesional si mundësi reale për punësim në të ardhmen”, tha Veliaj, duke sugjeruar veçanërisht kurset e teknologjisë së informacionit, të cilat shkolla “Thoma Papapano” i ofron me një kabinet dhe staf të ri.

Sipas tij, të rinjtë që do të studiojnë në shkollat profesionale do të marrin edhe bursa të plota për konviktin dhe shpenzimet e arsimimit të tyre. “Nëse dikush nga zonat rurale vjen në Gjirokastër për t’u arsimuar, do të ketë mundësi të përfitojë nga sistemi i bursave që qeveria shqiptare ofron për të promovuar arsimin profesional”, deklaroi ministri Veliaj.

Ai nënvizoi se është e rëndësishme të fokusohemi te zanatet dhe jo te gjithollogët, për të cilët tregu nuk ka nevojë. “Dua t’i ftoj të gjithë ata të rinj që kërkojnë të shkojnë në shkollë për të gjetur punë dhe jo për të marrë një fotokopje diplome sepse arsimi profesional është një zgjedhje inteligjente. Sot, 90% e kërkesave në zyrat e punës kërkojnë njerëz që dine të bëjnë diçka me duart e tyre”, tha Veliaj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment