Van Ginkel e Biabiany lojtar të rinj të Milanit

biaMilan Channel ka raportuar se skuadra rossonere ka arritur marrëveshje me Parman për transferimin e francezit Jonathan Biabiany. Në këtë operacion Galliani ka përfshirë edhe shërbimet e mbrojtësit veteran Cristian Zaccardo i cili do të lëvizë në drejtim të kundërt. Milan kishte provuar të sjellë në San Siro këmbëshpejtin edhe gjatë janarit por atë kohë marrëveshja pati dështuar.

Gjithashtu Milan ka kompletuar edhe huazimin e Van Ginkel nga Chelsea. Holandezi ka mbërritur në orët e vona në Milan dhe sot do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e Inzagit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment