Louis van Gaal është i kenaqur pas fitores 4-0 ndaj QPR-së e cila u realizua edhe me golin e shënuar nga Angel di Maria por dhe me paraqitjen e te gjithe lojtarëve të tjerë. Tekniku i Manchester United u duk mjaft i kënaqur edhe me paraqitjen e lojtarëve qe kanë erdhur gjatë merkatos së verës.
“Mendoj se lojtarët e rinj janë përshtatur mirë. Gjithmonë është vështirë të vish dhe të adaptohesh në ritmin e Premier Ligës, por ata ia dolën mirë, jo vetëm Di Maria i cili shënoi golin por edhe futbollistët e tjerë. Mendoj se ky ekip po mer formë”, ka deklaruar Van Gaal.
Fitorja e fundit ndaj QPR-së, i jep më shumë zemër “Djajve” dhe tashmë konfirmohen dhe ata në garë si pretendentë për titullin kampion.