Ushqimet më të kërkuara të vitit në Google

googleRrjeti më i madh i kërkimeve ka bërë të ditur disa nga fjalët më të kërkuara sa i përket ushqimeve dhe pijeve, por edhe se çfarë ka ndryshuar në shijet e njerëzve.

-Pica ishte fjala më e kërkuar nga ushqimet për vitin 2014, me më shumë kërkime se Kupa e Botës, ndërsa njerëzit më shumë kanë kërkuar ushqimet kineze në krahasim me ato franceze dhe indiane.

Karakteristikë është se në Japoni ushqimi francez ka qenë më i kërkuar sesa nga vetë francezët dhe se ushqimi djegës indian është kërkuar më shumë nga britanikët sesa nga indianët.

Sa i përket gatitjes së ushqimit, Google thotë që njerëzit janë bërë më “përtacë” sepse kanë kërkuar më shumë fjalën Restorant sesa Recetë. Kjo është lista për vitin 2014.

Submit a comment