USAID: Shoqëria civile në Shqipëri pa zë, nuk ka fonde,e varur nga politika
Shoqëria civile gjatë 2013 nuk e ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve, pasi është e ndrydhur nga politika. Këtë konstatim negativ e ka bërë përfaqësuesi i USAID në vendin tone, Marc Ellingstad.
Por pavarësisht problemeve, përfaqësuesi ndërkombëtar vlerëson rritjen e ndërgjegjes së qytetarëve për të protestuar për çështje që i prekin.
“Ajo që kemi vërejtur në Shqipëri është tendenca për të mbyllur shoqërinë civile.Gjithashtu një prirje negative është edhe kur politika dhe qeveria ndërhyjnë në zërin e shoqërisë. Por nga ana tjetër këto ndërhyrje janë edhe një shenjë se pesha e shoqërisë civile po shtohet. Një moment ku kemi parë një mobilizim të vërtetë ka qenë rasti i importit të armëve kimike”.
Për drejtuesin e projektit në Shqipëri ka ende probleme me besimin e qytetarëve tek shoqëria civile. Gjithashtu pengesë mbetet përsëri financimi dhe mjedisi ligjor.