Universitetet, sot nis regjistrimi i fituesve, afat deri në 7 tetor

UNIVERSITETStudentët që janë shpallur fitues në universitetet publike, duke nisur nga sot mund të drejtohen në sekretaritë mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues dhe të bëjnë regjistrimin përfundimtar. Afati i fundit i studentëve për të bërë regjistrimin në sekretari është data 7 tetor 2014.

Për këtë vit akademik do të pranohen në vit të parë rreth 19 mijë studentë në të gjitha universitetet publike. Dokumentacioni që studentët duhet të dorëzojnë është: një mjet identifikimi, dy fotografi si dhe mandatpagesa prej 1600 lekësh.

Studentët që nuk regjistrohen deri në orën 18:00 datë 7 tetor, humbasin të drejtën e studimit. Vendi i tyre do të shpallet bosh në fazën e fundit, nëpërmjet Formularit A3.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment