Universitetet, MAS: Ja degët e akredituara, 200 programe

76456_14Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) ka publikuar listën e programeve të akredituara të universiteteve private, të cilat vijojnë regjistrimet për vitin e parë. Sipas listës së Agjencisë së Akreditimit, 12 universiteteve private u janë akredituar për herë të parë mbi 200 programe studimi të nivelit bachelor dhe në master, ku përfshihen dhe master profesionalë e shkencorë. 

Këto 12 Institucione të Arsimit të Lartë privat, përfshi dhe dy institucione të tjera që nuk janë pjesë e kësja liste, Raporti i Vlerësimit të Ligjshmërisë nuk i ka ‘prekur’, pra këto institucione vijojnë regjistrimet për vitin e parë akademik 2014-2015. Studentët e interesuar të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e nivelit të parë ose të dytë në këto 13 Institucione të Arsimit të Lartë kanë garancinë, sepse këto 207 programe studimi janë të akredituara nga APAAL. 

Pas mbylljes së 18 universiteteve private në vendin tonë, numërohen në total 27 institucione të arsimit të lartë privat. Por për 13 prej tyre, qeveria ka marrë vendimin e pezullimit të përkohshëm, duke mos i lejuar të bëjnë regjistrime të studentëve në vit të parë, por edhe në ciklet e tjera të studimeve. 

Submit a comment