Universitetet, afati i regjistrimit shtyhet deri më 12 nëntor

universiteteTë gjithë ata që kanë plotësuar formularin A3 dhe kanë dalë fitues për në universitet mund të regjistrohen në sekretaritë e programeve fituese deri më 12 nëntor.

Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin deri në këtë datë për shkak të problemeve kompjuterike që ka patur në sekretaritë.

Për të mos krijuar panik se të rinjtë kanë humbur tqë drejtën e studimeve Ministria bënë të ditur se është kohë e mjaftueshme për tu regjistruar.

Në bazë në usdhëzimit nr 49. Ministria urdhëron sekretaritë mësimore që deri më 12 nëntor 2014 ora 18.00 të pranojnë dokumentacionin e fituesve nga A3.

I njëjti udhëzim përcakton se sekretaritë mësimore të mbajnë regjistër të veçantë për dorëzim dokumentacioni dhe më pas për të referuar të dhënat të sakta se sa është numri u personave të regjistruar.

A3 është formulari i fundit i plotësuar për të rinjtë që duan të vazhdojnë universitetin dhe më herët nuk kanë plotësuar formualirin A2.

Submit a comment