UNICEF: 2014 ishte një vit shkatërrues për fëmijët

unicefUNICEF, ka deklaruar këtë të hënë se 2014-ta ishte një vit shkatërrues për fëmijet, me së paku 15 milionë fëmijë të prekur nga konfliktet në Afrikë, Irak, Sudanin Jugor, Siri, Ukrainë dhe në territorët palestineze.

Drejtori ekzekutiv i UNICEF, Anthony Lake tha më herët përgjatë këtij muaji, se numri i madh i krizave në 2014-ën, bëri që secila prej tyre të harrohet shumë shpejt për shkak të krizës së rradhës sic ka ndodhur në Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Nigeri, Pakistan, Somali, Sudan dhe Jemen.

Në rang global, UNICEF tha se 230 milionë fëmijë jetojnë në vendet dhe në rajonet e prekura nga konfliktet e armatosura.

“2014 ishte një vit shkatërrues për miliona fëmijë në mbarë botën” tha zëdhënësi i UNICEF, Christophe Boulierac.

“Fëmijët janë këqtrajtuar, sakatuar, vrarë, përdhunuar, torturuar dhe asnjëherë në histori fëmijët nuk kanë qënë objekt i një dhune dhe keqtrajtimi të tillë brutal. Ndaj, aktualisht, 230 milionë fëmijë jetojnë në zona të prekura nga kriza, dhe 15 milionë jetojnë në zona ku ende ka konflikt” shtoi ai.
Kërcënime reale ndaj fëmijëve kanë qenë edhe sëmundje të ndryshme, mes tyre edhe virusi vdekjeprurës Ebola kryesisht në vendet e Afrikës Lindore si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, në të cilat mijëra fëmijë kanë mbetur jeton ndërsa 5 milionë kanë mbetur pa shkollim.

Në republikën e Afrikës Qëndrore, ku dhuna dhe përcarjet sektariane kanë zhvendosur gati 1/5 e popullsisë vendase, pothuajse 2.3 milionë fëmijë janë prekur nga konflikti me gati 10 mijë prej tyre që besohet se është rekrutuar nga grupet e armatosura përgjatë 2014-ës dhe 430 fëmijë janë vrarë ose kanë mbetur sakatë. Vetëm në rripin e Gazas, në konfliktin e armatosur që zgjati vetëm 50 ditë mes trupave izraelite dhe militantëve të Hamasit, 538 fëmijë janë vrarë dhe 3370 janë plagosur.

Në Siri, UNICEF tha se 7.3 milionë fëmijë janë prekur këtë vit nga lufta civile, përfshirë këtu edhe 1.7 milionë të tjerë të cilët janë larguar nga vendi. Në fqinjin Irak, 2.7 milionë fëmijë janë prekur nga konlfiktet e armatosura, ku së paku 700 besohet se janë keqtrajtuar ose vrarë.

“Mund të flasim edhe për Sirinë. 35 shkolla janë sulmuar përgjatë 9 muajve të parë të këtij viti, ku 100 nxënës kanë vdekur dhe 300 janë plagosur. Në Irak, 700 fëmijë janë raportuar të vrarë, të ekzekutuar dhe të sakatuar” tha zëdhënësi i UNICEF.

Pothuajse 750 mijë fëmijë janë zhvendosur në Sudanin Jugor ku jetojnë ndër të tjera 320 mijë refugjatë. Kombet e bashkuara thonë se 600 fëmijë janë vrarë dhe 200 janë plagosur rëndë, duke mbetur të gjymtuar përgjithnjë, ndërsa 12 mijë të tjerë zyrtarisht raportohet se mbahen peng nga grupe të armatosura. Javën e shkuar, një taleban i armatosur sulmoi një shkollën në qytetin Peshauar të Pakistanit, duke lënë të vdekur 132 studentë. Edhe virusi i Ebolas e përkeqësoi situatën për fëmijët, sidomos në tre vendet më të prekura. Boulierac kërkoi që mbrojtja e fëmijëve të jetë prioritet në mbarë botën për vitin 2015.

“Një fëmijë që pa prindërit e tij të vriten, i cili vetë ka mbetur i plagosur, është torturuar,  është sulmuar, ka nevojë për mbështetje. Fëmijët janë e ardhmja e cdo vendit dhe është e qartë se duke ndihmuar fëmijët, duke i asistuar me mbrojtje dhe mbështetje psikologjie, i ndihmojmë jo vetëm të vazhdojnë jetën e tyre por edhe që në fund të ditës, të jetë i lumtur dhe të bëjë më shumë për vendin e tij” shtoi zëdhënësi i UNICEF.

Submit a comment