Ulen kostot e prodhimit në industritë përpunuese

prNdëkohë që  industritë përpunuese vendase përgjithësisht po rezultojnë me kosto më të ulët prodhimi, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet për produktet që shiten në tregun konsumator, kryesisht ato agroushqimore, nuk reflektojnë ndryshimin.
Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit (IÇP) është – 0,7 %, ndërsa në 3-mujorin e dytë ky ndryshim indeksi, krahasuar me 3-mujorin e parë, është -0,1 %.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas shënuan ulje me 0,5 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 0,6 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101,1 % kundrejt vitit 2010. (Viti 2010 = 100).
Në tremujorin e dytë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është -0,1 %. Çmimet e Prodhimit në degën ”Industria Nxjerrëse” shënuan ulje me 2,1 %, ku ndikim kryesor dha ulja e çmimeve të prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 2,4 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritjen 0,6 %, brenda të cilit u rritën çmimet e produkteve në aktivitetet: “Përpunimi i tekstileve” me 3,9 %, “Metalurgjia” me 4,1 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 100,1 % duke shënuar një ulje 0,5 %, krahasuar me tremujorin e parë. Në këtë ulje ndikuan ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 2,3 %, “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 2,6 %.
Ndryshe nga këto grupe prodhuesish, në Shqipëri janë rritur çmimet e prodhimit në aktivitetet: “Përpunimi i tekstileve” me 0,2% dhe “Prodhimi i mobiljeve” kanë shënuar rritje respektivisht me 0,7 %.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 102,7 %, me një rritje 0,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2014.
Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport u rritën në degën “Industri përpunuese” me 1,1 %, ku ndikim kryesor dha rritja e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4,8 %.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment