Ukrainë – Separatistët prorusë tërheqin artilerinë nga fronti

rebeletRebelët prorusë njoftuan sot se kishin nisur tërheqjen e artilerisë së tyre në lindje të Ukrainës, në vendet ku ushtria ukrainase ka bërë të njëjtën gjë, konform asaj që u negociua gjatë bisedimeve në Minsk.

“Ne kemi tërhequr artilerinë tonë në zonat, ku forcat ukrainase kanë bërë të njëjtën gjë. Në vendet, ku artileria ukrainase nuk është tërhequr, edhe ne nuk kemi tërhequr artilerinë tonë”, konfirmoi për agjencinë ruse të lajmeve ”Interfax”, Alexandre Zakhartchenko, Kryeministër i Republikës Popullore të Donjeckut, shpallur nga separatistët.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment