UEFA shpall 13 shtetet që do të presin Kampionatin Europian të futbollit “Euro 2020″

wefaInstituti më i lartë i futbollit Europian, ka përzgjedhur sot 13 vendet ku do të mbahet Kampionati Europian i futbollit 2020. Për herë të parë, kompeticioni nuk do të organizohet nga një shtet, por nga 13 të tillë, të cilat kanë zgjedhur një qytet të tyrin përfaqësues. UEFA ka zgjedhur 13 shtetet me qytetet e tyre ku do të luhen të gjitha ndeshjet e kompeticionit, duke refuzuar dhjetra të tjerë, teksa Anglia ka marrë dhe paketën e finaleve.

Ja ku do të zhvillohen ndeshjet:

► Anglia me Londrën (Wembley) : 2 gjysëmfinalet dhe finalen e madhe.
► Gjermania me Mynihun : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
► Azerbaxhani me Bakun : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
► Italia me Romën : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
► Rusia me St.Peterburg : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
► Belgjika me Brukselin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Danimarka me Kophenagenin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Hungaria me Budapestin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Hollanda me Amsterdamin: 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Rumania me Bukureshtin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Spanja me Bilbaon : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Skocia me Gllasgoun : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
► Irlanda me Dublinin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment