Udhëzime të reja për zbulimin e kancerit

lpNjë nga pesë fituesit e të ashtuquajturit Nobelë Amerikanë në mjekësi, thotë se çdo grua mbi moshën 30 vjeçare duhet të testohet për mutacione gjenetike që shkaktojnë kancer.

Çmimi i Fondacionit Albert dhe Mary Lasker për arritje të veçanta do t’i jepet Dr. Mary-Claire King, e cila i lidh mutacionet në gjenet BRCA1 dhe BRCA2 me kancerin .

Udhëzimet e tanishme e dekurajojnë testimin, por zonja King thotë se do të kushtonte pak për të identifikuar 250,000 deri në 400,000 gra amerikane me mutacione gjenetike që shkaktojnë kancer.

Çmimi Lasker përfshin një shpërblim prej 250,000 dollarësh dhe do të jepet në Nju Jork më 19 shtator.

Submit a comment