Twitter teston opsionin “bli tani”

tTwitter ka filluar testimin për opsionin “buy now”, bli tani, duke lëvizur zyrtarisht në hapat e parë në eCommerce. Këtë gjë e raporton CNBC, duke vënë në dukje se Twitter planifikon të zgjerojë biznesin e shitjes edhe në qoftë se nuk vlerësohet në ndikimin e të ardhurave.

Twitter ka për qëllim të inkurajojë përdoruesit e saj për të bërë blerjet përmes platformës së saj në përpjekie për të bindur kompanitë reklamuese që të investojnë më shumë.

Twitter është duke punuar me Stripe, start up-i për pagesat, për të lejuar përdoruesit që të paguajnë përmes tweet pa pasur nevojë për të dhënë çdo herë të dhënat e kreditit në celular.

Iniciativa e Twitter ndjek instruksionet e opsionit “buy” të Facebook në fillim të verës. Testi i Twitter është bërë fillimisht me një grup markash si Burberry dhe këngëtarë si Eminem.

Ndër partnerët e tjerë të “buy now” figurojnë Fancy, faqet sociale eCommerce që mbështeten në bashkëthemeluesin e Twitter Jack Dorsey, si pjesë e bordit dhe investitorit, dhe Musictoday.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment